Fillimi i këtij muaji nisi ndryshe për nxënësit e klasave të para.

Për t’u praktikuar e për të përvetësuar sa më mirë temën e mësimit të matematikës mbi njohjen e monedhave dhe shumat e tyre, klasa e 1E dhe e 1C zhvilluan një orë të veçantë mësimore. Të organizuar në mjediset e brendshme të shkollës, fëmijët e këtyre klasave nëpërmjet shitjes dhe blerjes të sendeve apo ëmbëlsirave të ndryshme të sjella prej tyre, bënë të mundur që të njiheshin më mirë me llojet e ndryshme të monedhave, prerjet e të cilave ngjallnin mjaft kuriozitet te fëmijët. Në duart e tyre, përmes çiltërsisë dhe dëshirës për dije, monedhat merrnin një vlerë tejet të çmuar.

Përvetësimi i këtyre njohurive matematikore, përmes vënies në praktikë, ngjalli te fëmijët si ndjenjën e argëtimit, por pse jo dhe atë të fitimit.

U urojmë suksese të mëtejshme nxënësve më të vegjël të shkollës sonë!

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *