Në datën 23 maj, për herë të parë në vendin tonë, u zhvillua testi për vlerësimin e arritjeve të nxënësve të arsimit fillor (VANAF). Ky testim zgjati një orë e gjysmë dhe në të u përfshinë të gjithë nxënësit e klasave të pesta në mbarë vendin. Të 168 nxënësit e klasave të pesta të shkollës sonë e zhvilluan testin në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe emocionet e tyre para hyrjes në testim ishin mjaft të mëdha. Ata u shoqëruan nga mësueset e klasave të pesta, të cilat i pritën deri në përfundimin e testimit. Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit u shprehën se pyetjet ishin të thjeshta dhe mezi presin të dalin rezultatet përfundimtare, të cilat shpresojmë të jenë sa më të larta. Pavarësisht rezultatit përfundimtar, mësuesit e klasave të pesta i falenderojnë nxënësit veçanërisht për paraqitjen e tyre në testim, duke mos patur asnjë mungesë. Një përshëndetje e veçantë shkon për nxënësit me kombësi të huaj të shkollës sonë, të cilët iu nënshtruan testit në të tria lëndët (Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri) njësoj si nxënësit e tjerë. U urojmë rezultate sa më të larta të gjithë nxënësve tanë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *