Nxënësit e klasave të shtata dhe të teta testojnë online njohuritë e tyre në lëndën e matematikës përmes programit AMC (Konkursi Amerikan i Matematikës)

Nxënësit e klasave të shtata dhe të teta testojnë online njohuritë e tyre në lëndën e matematikës përmes programit AMC (Konkursi Amerikan i Matematikës)

Nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të kolegjit “Turgut Özal” kanë testuar online, njohuritë e tyre në lëndën e matematikës përmes programit AMC (American Mathematics Competitions). Ky program ndihmon në zbulimin e nxënësve të talentuar në matematikë dhe ndikon pozitivisht në aftësitë analitike të nevojshme për një shoqëri inovative.

AMC është një provim 40 minuta, me 25 pyetje me alternativa dhe zhvillohet online. Ky provim, porsi vetë programi AMC, tenton nxitjen e aftësive matematikore të nxënësve që marrin pjesë dhe i aftëson nxënësit në njohuritë e fituara në klasë dhe më tej për të zgjidhur problema unike.

MAA AMC (Konkursi Amerikan i Matematikës) është një program drejtuar gjeneratës së re që të zhvillojnë aftësitë matematikore. Ky program tashmë është në një nivel botëror. Ky program është dizenjuar për të zbuluar talentin e nxënësve dhe po ashtu ata që e pëlqejnë këtë lëndë. AMC ndikon pozitivisht në aftësitë analitike, të nevojshme në karrierat e së ardhmes në një shoqëri inovatore. AMC nuk është vetëm një provim, por një tërësi ekzaminimesh me kurrikulum të ndryshëm nga njëri-tjetri, të cilat zgjerojnë dijen matematikore ndër nxënës të shkollës nëntëvjeçare dhe atyre të nivelit të mesëm.

Avantazhet që AMC jep janë nga më të ndryshmet. Një nga këto është zhvillimi i aftësive matematikore. Po ashtu vetë pjesëmarrja në këtë konkurs jep një avantazh në aplikimet për shkollë të lartë me anë të certifikatave që jepen. 

Urojmë që nxënësit tanë të arrijnë rezultate sa më të larta!

Punoi: Andrea Bylykbashi

Drejtoi: Imelda Prençe