Bashkimi Europian është një organizatë, ku bëjnë pjesë shtete të cilët kanë arritur  një standard të caktuar ekonomik dhe një nivel të caktuar demokracie. Bashkimi Europian është e ardhmja e vendit tonë, për këtë arsye më datë 14 dhjetor, në shkollën tonë u zhvillua një seminar, në të cilin nxënësit e klasave të teta thelluan  njohuritë e tyre në lidhje me BE-në. Seminari u udhëhoq prej tre studenteve nga Universiteti Epoka. Me anë të një prezantimi mjaft argëtues, ato i angazhuan nxënësit duke i ftuar në skenë që të paraqisnin shtetet e anëtarësuara. Në këtë mënyrë ato i njohën nxënësit me historikun e BE-së, që nga krijimi i Beneluksit më 1944 e deri tek anëtarësimi i Kroacisë në 2013. Përveç kësaj ato i njohën nxënësit me synimin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Europian dhe me përparësitë e shumta që do të sjellë ky anëtarësim, siç janë tregtia e lirë me vendet anëtare dhe lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet anëtare, gjë që krijon më shumë mundësi punësimi dhe arsimimi.

Përgatiti: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *