Nxënësit e klasave të treta zhvilluan një orë edukative në oborrin e shkollës, ku mësuan se si të mbillnin lule dhe bimë të ndryshme. Secili prej tyre e kishte sjellë bimën nga shtëpia dhe sipas udhëzimeve të mësueses së diturisë me shumë lehtësi ata ia dolën ta mbillnin atë në vazo.

Të pajisur me doreza, lopatëza dhe mjete të tjera ndihmëse, fëmijët mbollën bimë të tilla si: farë sallate, farë fasuleje, karote etj., dhe plot lule me ngjyra nga më të ndryshmet.

Të gjithë nxënësit e klasave të treta u përfshinë në këtë veprimtari kaq  gjallëruese për ta dhe njëkohësisht dobiprurëse për ambientin ku mësojnë.

Përgatiti: Elda Rrustemi