Gjatë një ore vizatimi, sa argëtuese, po aq dhe të dashur për fëmijët e klasës së 3A, mësuesja kujdestare dhe drejtues të shkollës shoqëruan nxënësit në  ambientet e brendshme të Mobileri “Muça”. Gjatë vizitës fëmijët u njohën me disa modele të ndryshme arredimi, duke dhënë dhe mendimet e tyre në lidhje me shijet, ngjyrat dhe modelet e mobilieve. Ashtu të lirshëm e të sinqertë fëmijët shprehën opinionet e tyre, dhanë ide në modelim dhe mbi të gjitha përzgjodhën komoditetin. Fëmijët më pas u akomoduan në një prej ambienteve që pëlqyen më shumë dhe shijuan çajin së bashku me drejtuesit e mobilerisë. Të kënaqur dhe me ide më të formuara e më të qarta, fëmijët u kthyen sërish në shkollë për t i vënë në praktikë ato çfarë mësuan.   

Përgatiti: Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *