Ishin nxënësit e klasës së 3A, të cilët zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u takuan me Kryetarin e Bashkisë, Z. Erion Veliaj. Bashkë me dëshirën për të mësuar më shumë rreth Bashkisë dhe funksionit të saj, ata dëgjuan me kureshtje Z. Veliaj të fliste për planet e ardhshme dhe zhvillimin e qytetit të tyre. Një nga lajmet më interesante për fëmijët dhe moshën e re ishte se në Tiranë do të vijnë mbi 4000 biçikleta të reja, për të shëtitur në korsitë e sapondërtuara në Tiranë për këmbësorë dhe për biçikleta. Nxënësit u kënaqën shumë gjatë kësaj vizite, ku mësuan më shumë për Bashkinë dhe për qytetin e tyre.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *