Nxënësit e klasës së 5G vizituan ambientet e Arkivës Qendrore të Shtetit. Një ndër ambientet e para që vizituan ishte Biblioteka e Arkivës, në të cilën ndodheshin mbi 8000 libra të shkruar në gjuhë të ndryshme. Ndër ta ishin edhe Fondi i Kodikëve  Shqiptarë, të cilat janë libra të punuar me dorë e që përkojnë me  kohën e Periudhës Bizantine. Disa libra të tjerë që ata panë kishin të dhëna mbi shërbesat fetare të zonës së jugut. Nxënësit vizituan gjithashtu edhe Fototekën e Arkivës, në të cilën mbaheshin dorëshkrime dhe firma të figurave të shquara historike. Fëmijët u larguan me mbresa shumë të veҫanta, duke mësuar dhe prekur në një formë ndryshe historinë për popullin dhe vendin tonë.

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *