Nxënësit e klasës së 6G, në bashkëpunim me  Klubin Shpresa, morën iniciativën për mbledhjen e të hollave dhe më pas përgatitjen e 50 pakove me ushqime, që u dhuruan  për disa familje me persona me aftësi të kufizuara. Për realizimin e këtij misioni ata vizituan Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara “Shpresa për Jetën”, në Tiranë. Me mjaft solidaritet nxënësit biseduan me disa prej të sëmurëve dhe panë nga afër jetën e vështirë të këtyre njerëzve dhe pamundësinë për të qenë si gjithë të tjerët. Ky  aktivitet rizgjoi edhe një herë tek fëmijët ndjenjën e bamirësisë për ata që kanë nevojë dhe të mirënjohjes për shanset që jeta u ka ofruar.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *