Kompania e radhës e vizituar këtë herë nga nxënësit e klasës së 7B ishte “Artgres Ceramica Albania”. Të shoqëruar prej mësueses së tyre, fëmijët u mirëpritën nga drejtuesit e kësaj kompanie. Ata i njohën fëmijët më nga afër me materialet e ndryshme hidrosanitare, përbërjen dhe cilësinë e tyre, vendin ku prodhoheshin etj. Fëmijët, kureshtarë për të pasur dije të fushave të ndryshme, i dëgjuan me interes këto njohuri, të cilat përbënin të dhëna mjaft interesante për ta. Në fund të prezantimit, për fëmijët u përgatit një koktej. Nxënësit u larguan duke shprehur falenderime për pritjen dhe njohuritë e reja që iu përcollën.

Punoi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *