Nxënësit e klasës së 7D ndihmojnë 5 familje të prekura nga tërmeti në fshatin Ndroq

Nxënësit e klasës së 7D ndihmojnë 5 familje të prekura nga tërmeti në fshatin Ndroq

“Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”    

                                                     Nënë Tereza

                            

Me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar sadopak familjet e prekura nga tërmeti, nxënësit e klasës së 7D mblodhën ndihma ushqimore dhe detergjent, të cilat iu shpërndanë 5 familjeve në fshatin Ndroq.

Nxënësit u prekën shumë nga gjendja e vështirë e këtyre familjeve, por dhe ndjenë kënaqësinë që të fal bamirësia dhe humanizmi.

Aktivitetet bamirëse në këto ditë të fundit të vitit, nga nxënësit e shkollës sonë kanë qenë të shumta.

Përgatiti: Imelda Prençe