Nxënësit e shkollës sonë, të edukuar me ndjenjën e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit, iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve, duke mbjellë një pemë gështenje në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Ishin pikërisht nxënësit e klasës së 7G, të cilët shprehën dëshirën duke u treguar të gatshëm për të kontribuar në realizimin e kësaj nisme.

Gjatë këtij viti shkollor, është për t’u theksuar fakti se çështja e mjedisit ka qenë në qendër të veprimtarive të ndryshme të kryera jashtë shkolle dhe brenda saj. Këto aktivitete përfshijnë si mbjelljen e bimëve dhe  luleve në shkollën tonë, ashtu dhe atë të pemëve në kryeqytet. Me dëshirë dhe emocione, fëmijët e kësaj klase morën pjesë në procesin e mbjelljes, duke lënë gjurmët e tyre në mjedisin tonë të përbashkët.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *