Dyert e Presidencës janë të hapura për të gjithë nxënësit…’’, u shpreh Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta, gjatë vizitës së klasës së 7G në ambientet e saj.

Nxënësit e klasës së 7G vizituan institucionin më të lartë në Shqipëri, Presidencën. Fëmijët u mirëpritën me mjaft përkujdesje në ambientet e këtij institucioni si prej stafit të mrekullueshëm, gjithashtu dhe nga Presidenti Z. Ilir Meta. Nxënësit u ftuan fillimisht për një koktej dhe më pas u zhvillua një bashkëbisedim me ta, të cilët edhe pse pakëz të turpshëm, gjetën kurajën për t’i drejtuar pyetje stafit dhe Presidentit. Fëmijët u njohën me pjesën e brendshme dhe të jashtme të këtij institucioni si: skulpturat, sallat dhe kopshtin përreth.

Pas vizitës në Presidencë, fëmijët të shoqëruar nga mësues dhe drejtues të shkollës, u nisën drejt Pallatit të Brigadave. Në këtë pallat me dyer gjigante e dritare të mëdha, me arkitekturë të vjetër tipike italiane-klasike, të gjithë u ndjenë të veçantë. Fëmijët u njohën me historikun e këtij pallati, i cili u projektua nga arkitekti italian Julio Berte dhe u ndërtua gjatë viteve 1936-1941. Nxënësit u njohën me kompleksin e Pallatit të Brigadave me pjesë si: shëtitorja, odeoni, shatërvani , kopshti, lulishtet etj.

Gjatë kthimit në shkollë, fëmijët ndanë me njëri-tjetrin mbresat dhe përshtypjet e tyre për këtë ditë të veçantë.

Punoi: Era Metaj

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *