Në kuadrin e aktiviteteve për njohjen e institucioneve dhe funksioneve të tyre nxënësit e klasës së 8B zhvilluan një vizitë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Aty u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Zoti Enea Hoti, nën shoqërimin e të cilit nxënësit panë nga afër ambientet e brendshme të ministrisë dhe mësuan historikun e tyre. Ata diskutuan rreth funksionit që Ministria e Bujqësisë kryen në Shqipëri, rolit të saj dhe mbështetjen që ky institucion iu ofron fermerëve dhe investitorëve të ndryshëm. Gjatë vizitës së tyre, nxënësit mësuan gjithashtu më shumë rreth zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë. Kjo ishte një vizitë mjaft interesante, e cila jo vetëm pasuroi njohuritë e tyre, por edhe i njohu me këtë aspekt të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Punoi: Alenis Ivanaj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *