Ekskursioni i radhës për nxënësit e klasës së 8C  ishte ai në Prizren. Ky qytet, i cili shtrihet në jug të Kosovës, është i dyti për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Vizita në qendrën e tij, për vlerat historike dhe kulturore që mban, la përshtypje të thella te nxënësit e shkollës sonë. Një nga vendet më të bukura në qytet është dhe Xhamia e Madhe e këtij qyteti, e cila përbën njërin prej monumenteve më karakteristike të tij, për shkak të dekorimeve dhe stilit të veçantë të arkitekturës.

Por më mbresëlënëse në këtë shëtitje dyditore ishte dëbora, me të cilën fëmijët luajtën, duke kurorëzuar kështu mjaft këndshëm këtë udhëtim. Pjesë e ekskursionit ishin dhe vizitat në qendrat tregtare.

Të nesërmen, pas një ndalese për të shijuar drekën në qytetin e Kukësit, nxënësit u rikthyen në Tiranë, aty ku nisi ky udhëtim i veçantë për ta.

Punoi: Suada Xholi

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *