Nxënësit e klasës 9A dhe të 9H kanë zhvilluar një ekskursion në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky ekskursion ishte në sajë të impenjimit të tyre maksimal në Panairin Ushqimor. Ata shëtitën përgjatë shëtitores së këtij qyteti, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të valëve të detit.

Qetësia dhe argëtimi ishin pjesë e pandarë e kësaj dite nëntori me diell. Bukuria e këtij qyteti duket se përfshiu dhe nxënësit mes saj dhe orët kaluan pa u ndier. Përgjatë rrugës së kthimit, fëmijëve u mbeti në mendje flladi bregdetar së bashku me shkumën e bardhë të valëve të detit apo pulëbardhat, këta shpendë, të cilët  i pritën më së miri “në shtëpinë e tyre” vizitorët kryeqytetas.

Punoi: Ergita Zenelhasani

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *