Nxënësit e klasës së 9A, shoqëruar nga mësuesja kujdestare, të mbështetur nga drejtoria e shkollës dhe Klubi Shpresa  vizituan Qendrën e Fëmijëve me Aftësi të Veçanta, në Paskuqan, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Aftësi të Veçanta.

Kjo qendër është ngritur nga një grup profesionalistësh të përbërë nga mësues, terapistë dhe doktorë që kujdesen dhe edukojnë deri tani  22 fëmijë autikë. Gjashtë prej këtyre fëmijëve janë jetimë, por që trajtohen në mënyrë të vazhdueshme duke iu krijuar një ambient sa më familjar. 17 prej fëmijëve të diagnostikuar me autizëm e frekuentojnë qendrën çdo ditë, ndërsa 5 fëmijëve të tjerë “Qendra” u ofron shërbimin në shtëpitë e tyre me mësues të specializuar. Synimi i kësaj qendre është që të lehtësojë e përmirësojë sadopak jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta. Edhe pse me një botëkuptim ndryshe, fëmijët performuan përpara vizitorëve dhe përcollën përmes recitimeve e  këngëve ndjenjën më të bukur,  dashurinë e çiltër.

Nxënësit e Kolegjit “Turgut Ozal” grumbulluan një shumë të konsiderueshme të ardhurash, të cilat u shpenzuan për tapete që u shtruan bashkarisht me fëmijët, si dhe për mjete didaktike. Ata  u larguan mes përshëndetjesh dhe buzëqeshjesh të ngrohta mirënjohjeje nga fëmijët dhe stafi i Amurt Albania Center.

Përgatiti: Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *