Kolegji “Turgut Özal” përfaqësohet suksesshëm për të disatin vit radhazi në Olimpiada Ndërkombëtare me nxënësit e saj. Nxënësit finalistë të shkollës sonë, do të marrin pjesë në Olimpiadën Infomatrix, të organizuar në Bukuresht të Rumanisë në datat 20-23 prill.  

Infomatrix-i është një konkurs ndërkombëtar, i cili organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Rumanisë. Ky konkurs synon të nxitë të rinjtë drejt përdorimit të imagjinatës, për të sjellë në teknologji risi që do ta bëjnë botën më të mirë. Konkursi promovon gjithashtu dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor.

Në këtë olimpiadë nxënësit tanë do të përfaqësohen me 2 projekte.

Projekti i parë do të jetë në kategorinë Robotics Lego Line Follower, ku do të konkurrojnë nxënësit e klasës së gjashtë Joel Shehu dhe Noel Osmaj.

Projekti i dytë do të jetë në kategorinë Robotics Lego Sumo dhe do të konkurrojnë nxënësit Drini Dulaj klasa e gjashtë dhe Henri Llanaj klasa e pestë. U urojmë shumë suksese nxënësve dhe përfaqësim sa më të arrirë!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *