Olimpiada GENIOUS, e cila zhvillohet në Oswego, New York, SHBA, mirëpret nxënës nga mbarë bota në  kategori të ndryshme, si shkencë, biznes, shkrim, robotikë, arte vizuale dhe muzikë. Nxënësit e shkollës sonë  do të konkurrojnë këtë vit në dy kategori: në robotikë dhe në muzikë. Në kategorinë muzikë do të konkurrojnë nxënëset Adea Rreshka dhe Dea Merkaj, klasa e gjashtë.

Duke qenë se ky konkurs, përveç anës vokale dhe performancës, vlerëson shumë dhe mesazhin që konkurrentët duan të përcjellin, në këngët e përzgjedhura i është kushtuar vëmendje si përshtatjes me zërin e konkurrentit, ashtu dhe përmbajtjes e mesazhit që përcjell kënga.

Këtë vit projektet e muzikës kanë konsistuar në trajtimin e dy temave shumë të rëndësishme sociale. Me këngën “Scars to your beautiful”, të kënduar nga Adea Rreshka, ne duam të përcjellim rëndësinë e bukurisë shpirtërore dhe heqjen dorë nga të vepruarit sa për dukje e me qëllimin për t’u pëlqyer të tjerëve. Ndërsa me këngën “Read all about it”, e kënduar nga Dea Merkaj, duam të përçojmë mesazhin e domosdoshmërisë së lirisë së fjalës dhe të mendimit, pa u censuruar nga frika e paragjykimeve.

Olimpiada GENIUS do të zhvillohet në datat 17- 22 qershor dhe  nxënëset do të jenë të shoqëruara nga mësuesja e muzikës.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *