Nxënësit tanë janë Krenaria jonë!

Nga datat 17-20 qershor u zhvillua në Cambridge University, Konkursi Ndërkombëtar The Intellectuals’ Challenge, në të cilin kolegji “Turgut Özal” u përfaqësua nga 11 nxënës të klasave të 7-ta dhe të 8-ta.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës shkëlqyen në Owlypia – The Intellectuals’ Challenge, duke fituar këto medalje:

Andrea Bylykbashi  – 3 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi

Martina Gjoni  –  2 Medalje ari, 2 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi

Anda Bushi     –    2 Medalje ari dhe 2 Medalje bronzi

Keti Bardhoshi – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 2 Medalje bronzi

Enxhi Mustafaj – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi

Ana Kendella    – 1 Medalje ari, 1  Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi

Enia Xhaferraj  – 3 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi

Brendis   Kasharaj  – 2 Medalje  ari, 1 Medalje argjendi dhe 2 Medalje bronzi

Kiara Olldashi  –  2 Medalje ari dhe 1 Medalje bronzi

Boris Metaliaj   – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi  dhe 2 Medalje bronzi

Buen Hoxha     –  1 Medalje ari, 3 Medalje bronzi

Këta nxënës u paraqitën në këtë konkurs pas pjesëmarrjes së suksesshme në Owlypia Online dhe Owlypia Local, e cila u zhvillua në Shqipëri në muajin mars.

Temë qendrore e këtij konkursi ishte “Kreativiteti përtej kufijve” dhe ai shtjellohet në disa fusha.

Kategoritë janë:

  1. Art dhe dizajn
  2. Shkencë dhe ekonomi
  3. Letërsi dhe kulturë
  4. Shkencë dhe teknologji
  5. Shkenca sociale

Urojmë dhe përgëzojmë nxënësit dhe mësuesit tanë, të cilët me rezultatet e tyre të shkëlqyera na nderojnë gjithmonë!

Përgatiti: Imelda Prençe