Mësojmë nga shtëpia pa u dorëzuar e pa u lodhur, Dija na frymëzon për të ecur përpara dhe do të na drejtojë gjithmonë.

Pas publikimit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të udhëzimit që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, Drejtoria dhe mësuesit e shkollës sonë, morën masat dhe bënë përgatitjet e nevojshme për organizmin e mësimit me metoda në formë digjitale. Prej ditës së martë, të gjithë nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal”, janë duke marrë materialet e nevojshme mësimore, me metodat dhe në formë digjitale me anë të komunikimit (WhatsApp, e-mail, Google Classroom).

Mësuesi jep shpjegimin e mësimit, detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore dhe duke u fokusuar në njohuritë kryesore. Gjithashtu, nxënësit vazhdojnë që të mësojnë, kërkojnë shpjegime, kur kanë nevojë dhe zhvillojnë detyrat e dhëna, për t’ua dërguar më pas mësuesve për korrigjim.

Dhe kështu merr jetë e plotësohet ky cikël mësimor, pa asnjë ndalim.

Urojmë që të gjithë të jeni mirë! Urojmë që ta kalojmë me sa më pak probleme këtë situatë!

Falenderojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm për gjithçka.