“Kur jemi bashkë jemi edhe më të fortë,” u shpreh kryetari i Parlamentit, Z. Ilir Meta, në fjalimin e tij përshëndetës në Kuvend para nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Turgut Özal” në dt. 24.04.2017.

Gjatë vizitës së tyre në Kuvend, në kuadër të  programit të shkollës “Turgut Özal” për njohjen e nxënësve me institucionet në vend, nxënësit e klasave të gjashta “zunë” vendet e deputetëve dhe të ministrave për të diskutuar dhe “votuar” zgjidhje për çështjen aktuale mjedisore në Shqipëri.

Pas fjalimeve dhe “votimeve” të nxënësve, Z. Meta, i cili ishte mikpritësi i evenimentit, u foli nxënësve për rëndësinë e mjedisit në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

  1. Meta vlerësoi fjalimet e nxënësve duke u shprehur se “vëmendja që i tregoni mjedisit është një tregues i vizionit tuaj dhe ndërgjegjësimit tuaj” dhe i përshëndeti për seriozitetin me të cilin ata e kishin marrë këtë temë.

Më tej, ai i ftoi nxënësit të bënin aksione sensibilizuese në shkollën e tyre dhe në mjedisin përreth.

“Shqipëria do të jetë shumë më e mirë me ju sesa me ne,” iu drejtua Z. Meta nxënësve që gjendeshin në vendet e deputetëve dhe ministrave. Për këtë ai i këshilloi ata të linin mënjanë individualitetin dhe të përqafonin frymën e ekipit, të vazhdonin të mësonin fort, të mbështesin njëri tjetrin dhe të socializohen më shumë.

  1. Meta e mbylli fjalën duke u shprehur se këta nxënës janë gjithnjë të mirë se ardhur në Kuvend edhe për tema të tjera sepse, si ç’u shpreh ai “kur vini ju këtu, zbukurohet Parlamenti”.

Më tej aktiviteti vijoi me një kokteil të organizuar nga stafi i Kuvendit.

Më herët, në dt. 21.04.2017, këtë veprimtari e zhvilloi edhe shkolla MIST me klasat 6-9, të cilët diskutuan dhe “votuan” rolin e Shqipërisë në çështjen e krizës së refugjatëve në Evropë, promovimin dhe zhvillimin e shërbimit arsimor për komunitetin rom, zhvillimin e turizmit si dhe nxitjen e praktikave miqësore ndaj mjedisit.

Nxënësit e MIST-it “votuan” dy propozime, ndërsa dy të tjerë u lanë për vizita të mëvonshme në Kuvend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *