Ministrja, Ju Jeni e Ardhmja e Këtij Vendi

 

Gjatë një vizite në zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrja Klajda Gjosha vlerësoi kolegjin “Turgut Özal” teksa bisedonte me nxënësit e klasave të shtata të kësaj shkolle.

 

Në faqen zyrtare online, ministria ilustron këtë veprimtari bashkëbisedimi duke u shprehur se e ardhmja e Shqipërisë janë pikërisht nxënësit dhe se duhet investuar në arsim.

“Ju duhet të investoni tek dija dhe arsimimi, pasi pa ju, pa të rinjtë ne nuk mund të kemi një Shqipëri europiane. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, shprehet Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha tha se për të gjithë të rinjtë dyert e  Ministrisë së Integrimit  do të jenë të hapura gjithmonë për informacionin që u duhet, por edhe për mundësi të reja bashkëpunimi duke i përfshirë ata dhe kontributin e tyre me anë të projekteve të ndryshme në procesin e integrimit.  

Ministrja i prezantoi nxënësit më nga afër me punën që bëhet për procesin e integrimit si dhe foli për reformat që ende duhen plotësuar për përfundimin e tij. Një prej objektivave është edhe arsimi europian në vend, është shprehur ajo duke e cilësuar këtë si objektiv të përbashkët me nxënësit.

 

[mls_gallery id=”3576″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *