Krenohemi me arritjet e nxënësve tanë!

Amelia Duxha arrin rezultatin më të lartë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës.

Në datën 7 mars u zhvillua në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, faza e tretë e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës. Shkolla jonë u përfaqësua nga nxënësja e klasës së 9-të Amelia Duxha, e cila ishte kualifikuar në fazën e tretë të kësaj olimpiade, pas fazës së dytë të zhvilluar në muajin janar. Në tabelën e renditjes së pikëve, ajo rezulton në vendin e dytë me 35 pikë dhe ky është rezultati maksimal i arritur në këtë olimpiadë.

Përgëzojmë Amelian për rezultatet e arritura dhe i urojmë suksese të mëtejshme!