Olimpiada Cogito

Olimpiada Cogito

Olimpiada Shkencore Cogito u zhvillua në datën 11 maj 2019, në ambientet e kompleksit “Turgut Özal”. Në këtë olimpiadë morën pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 11-të. Fushat në të cilat u konkurrua ishin: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Kompjuter dhe Anglisht.

Shkolla jonë u përfaqësua nga 75 nxënës, të cilët ishin përzgjedhur me provim, sipas fushave përkatëse. Përgatitja sistematike dhe serioze u dallua edhe në konkurrimin final, në të cilin nxënësit finalistë u paraqitën shumë mirë, duke fituar këto çmime:

Në Matematikë 3 Medalje ari, 5 argjendi dhe 6 bronzi, në Fizikë 4 Medalje ari, 10 argjendi dhe 5 bronzi, në Kimi 2 Medalje ari, 4 argjendi dhe 4 bronzi, në Biologji 6 Medalje ari, 8 argjendi dhe 3 bronzi, në Kompjuter 1 Medalje ari dhe 2 bronzi, në Anglisht 1 Medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.

Gjithsej nxënësit e shkollës sonë fituan:  17 Medalje ari

                                                                          28 Medalje argjendi

                                                                          21 Medalje bronzi

Urojmë nxënësit dhe mësuesit për rezultatet e arritura dhe çmimet e fituara!

Përgatiti: Imelda Prençe