Ne jemi të vendosur të arrijmë majat e cilësisë në mësimdhënie dhe për ta vërtetuar këtë, çdo vit marrim pjesë në olimpiada / konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Olimpiadat Ndërkombëtare janë një grup konkursesh vjetore në të gjithë botën në fusha të ndryshme të shkencës. Qëllimi i tyre është të promovojë nxënësit tanë; për të sfiduar nxënësit  më të suksesshëm nga e gjithë bota. Nxënësit krahasojnë veten e tyre në nivele ndërkombëtare. Olimpiadat ndërkombëtare gjithashtu i motivon ata drejt përsosmërisë. Një raport gjithëpërfshirës i bazuar në provimin e Olimpiadës u mundëson nxënësve të thellohen në pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Shkolla “Turgut Ozal” promovon talentet në nivele shkolle, në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare duke njohur meritat e tyre.

Disa nga olimpiadat ndërkombëtare të cilat do të përmendim janë: Genius në SHBA, Infomatrix në Rumani, Owlypia në Britani të Madhe, International Mathematical Olympiad (IMO) vendi organizues i së cilës ndryshon çdo vit etj. Nxënësit tanë gjithmonë na kanë bërë krenarë me medaljet e marra në këto olimpiada / konkurse ndërkombëtare.