Nxënësit e klasave të pesta e të gjashta të kolegjit “Turgut Özal”, Xhosela Raboshta, Anxhelo Cika, Amina Haka, Henri Olldashi, Erik Tomini, Elin Bedo, Engjëllushe Basha dhe Vivien Shkodra, ishin të ftuar në panelin e Blendi Fevziut, në emisionin e tij Opinion.

Ata iu përgjigjën pyetjeve të Z Fevziu gjatë emisionit që ai e kishte titulluar “1 Qershori i fëmijëve”.

Transmetimi i këtij emisioni në televizionin Klan përfshiu opinionet e nxënësve rreth temave për të cilat u pyetën si dhe një përshkrim të veprimtarive të këtij kolegji gjatë vitit akademik.

Nxënësit u shprehen lirshëm në lidhje me kohën që kalojnë në internet, vështirësitë që ndeshin në shkollë dhe familje, përdorimin e rrjeteve sociale, preferencat e tyre në lidhje me librat apo rrymat muzikore si dhe profesionin që duan të ushtrojnë kur të rriten.

Të ftuar në auditor ishin edhe nxënës të tjerë, mësues dhe drejtori i shkollës Z Huseyin Yavuz.

 

[mls_gallery id=”2203″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *