Vogëlushët e parashkollorit kanë çdo ditë orën e tyre të lojës, të cilën e zhvillojnë në Sallën e Lojërave, që ndodhet brenda ambienteve të kopshtit ose në Këndin e Lojërave, që është vendosur në oborrin e kompleksit. Lojërat lëvizore luajnë një rol të madh për zhvillimin psiko-motor të fëmijëve, prandaj lojërat që organizohen nga edukatoret janë në favor të zhvillimit fizik, social dhe emocional të fëmijeve.

Pavarësisht orëve argëtuese që kalojnë vogëlushët gjatë ditës, ora e lojës mbetet më e dashura dhe më e shumëpritura për ta.

Loja është aq e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës, sa ajo është njohur nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut si një e drejtë e çdo fëmije.

Përgatiti: Erjona Saqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *