Për t’i bërë sa më të prekshme njohuritë mësimore, në shkollën tonë zhvillohen orë të ndryshme laboratorike në lëndët shkencore, kryesisht fizikë, kimi e biologji, për klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Këto orë kanë si metodologji kryesore zhvillimin e eksperimenteve të ndryshme. Eksperimentet ofrojnë njohuri mbi shkakun dhe pasojën, duke demonstruar se çfarë rezultati ndodh kur një faktor i veçantë ndryshohet. Ato kanë qëllime të ndryshme, por gjithmonë mbështeten në procedurën e përsëritshme dhe analizën logjike të rezultateve, në mënyrë që nxënësit të mësojnë përmes praktikës.Të trajtuara gjatë orëve mësimore mund të rritin rezultatet e të nxënit dhe të përvetësimit, si dhe të ndihmojnë nxënësit të bëhen më të angazhuar e më të interesuar në materialin që po mësojnë, veçanërisht kur  përdoren pothuajse çdo orë mësimore.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *