Nga datat 22 tetor deri në 09 nëntor në shkollën tonë është duke u zhvilluar Oxford Placement Test.

Oxford Placement Test ose OPT, siç njihet nga nxënësit, është një test i standardizuar nga Oksford University Press dhe i mundësuar nga shkolla jonë, i cili teston njohuritë e nxënësve në gjuhën angleze. Ky testim zhvillohet për nxënësit nga klasat e 3-ta deri në klasat e 9-ta, në fillim dhe në fund të vitit shkollor, pra dy herë në vit. Metodologjia e përdorur shërben jo vetëm për të testuar njohuritë e nxënësve, por edhe për të ndjekur progresin e tyre përgjatë vitit shkollor, duke i orientuar drejt objektivave që duhet të arrijnë. Nxënësit vlerësohen për njohuritë e tyre në dëgjim e në përdorimin e drejtë të gjuhës dhe në fund marrin një certifikatë, e cila pasqyron nivelin e tyre të anglishtes.

Punoi: Suada Xholi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *