Oxford Placement Test është një provim, i cili zhvillohet çdo vit dhe ka si qëllim matjen e nivelit të anglishtes për çdo nxënës. Rezultatet e të këtij testi motivojnë nxënësit të japin maksimumin e tyre në lëndët shkencore, të cilat zhvillohen në anglisht, por dhe të përgatiten për më tej.

Ky provim kryhet në kompjuter dhe ndahet në tre pjesë kryesore:

  1. Përdorimi i gjuhës.
  2. Leximi dhe kuptimi i gjuhës.
  3. Dëgjimi.

Këtë javë provimi ka nisur për klasat e nënta, për të cilat ka filluar në datën 24 Tetor dhe do të mbarojë me datë 2 Nëntor.

Përgatiti: Breana Shehetila

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

[mls_gallery id=”5941″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *