Panairi i Ushqimeve është një nga aktivitetet më humane, i zhvilluar nga përfaqësuesit e Klubit “Shpresa” në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës dhe prindërit e shkollës sonë, me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet i përvitshëm, ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë nxënësve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”

Ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë nxënësve për grumbullimin e sa më shumë të ardhurave me anë të shitjeve të produkteve të ndryshme ushqimore në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ndihmat e mbledhura këtë vit nga ky panair do të shpërndahen nga vetë nxënësit e Klubit Shpresa në 2 shkolla dhe kopshte publike, në Spitalin Pediatrik,  në Shoqatën e Jetimëve, në Shoqatën e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara dhe disa aktivitete të planifikuara për “Fundjavë ndryshe”.

 

Falenderojmë nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”, prindërit e tyre dhe stafin organizues për realizimin e këtij misioni human dhe u urojmë një vazhdimësi sa më të begatë të kësaj tradite që fal kaq shumë dashuri dhe buzëqeshje.

 

Punoi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *