Panairi i Ushqimeve  është një nga aktivitetet më humane i zhvilluar nga përfaqësuesit e Klubit “Shpresa” në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet i përvitshëm, ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë nxënësve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”

Ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë nxënësve për grumbullimin e sa më shumë të ardhurave me anë të shitjeve të produkteve të ndryshme ushqimore në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ndihmat e mbledhura nga ky panair do të shpërndahen nga vetë nxënësit e Klubit Shpresa për familjet në nevojë, fëmijët e jetimores, në spitalet për fëmijë dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Falenderojmë nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”, prindërit e tyre dhe stafin organizues për realizimin e këtij misioni human dhe i urojmë atyre një vazhdimësi sa më të begatë të kësaj tradite që fal kaq shumë dashuri dhe buzëqeshje.

[mls_gallery id=”2746″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *