Një nga qëllimet kryesore të shkollës sonë është edhe evidentimi i dhuntive dhe prirjeve të çdo nxënësi në fusha të caktuara.

Për një realizim sa më të suksesshëm të këtij qëllimi, në shkollën tonë organizohen olimpiada për lëndë të ndryshme. Këto olimpiada finalizohen në fund të çdo viti shkollor në universitetin “Epoka”, ku zhvillohet faza finale dhe marrin pjesë konkurues nga të gjitha kolegjet turke të vendit. Gjithashtu këta nxënës konkurojnë dhe në Olimpiadat e ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare, sipas fushave përkatëse. Nxënësit dhe mësuesit e secilës lëndë kanë filluar parapërgatitjet mësimore të olimpiadave. Në këto olimpiada marrin pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të dhe janë afërsisht  200 nxënës të interesuar vetëm nga shkolla jonë, të cilët janë përzgjedhur në bazë të prirjeve dhe testimeve eleminuese. Lëndët e përfshira në këto olimpiada janë: matematikë, fizikë, biologji, kimi, kompjuter, anglisht dhe turqisht. Parapërgatitjet zhvillohen nga mësuesit përkatës të lëndës. Në fund të këtyre përgatitjeve do të zhvillohen provimet kualifikuese për çdo lëndë, dhe vetëm nxënësit më të përkushtuar e me rezultatet më të larta do të përfaqësojnë shkollën tonë në konkursin e zhvilluar në universitetin “Epoka”. Nxënësit me rezultatet më të larta do të nderohen me çmime dhe medalje nga organizatorët. Iu urojmë nxënësve tanë punë të mbarë dhe sa më shumë medalje ari!

 

Përgatiti nxënësja: Gea Ivanaj

Udhëhoqi mësuesja: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *