Festa e 8 Marsit erdhi  në kolegjin “Turgut Özal” përmes koncerteve festive të organizuara për këtë ditë të veçantë. Koncertet filluan nga grupet e parashkollorit dhe vijuan te nxënësit e klasave më të larta. Mes rrezeve të diellit, luleve dhe atmosferës së gëzueshme të këngëve, recitimeve, kërcimeve dhe performimeve të tjera këta nxënës përcollën aq bukur e me ngjyrat e jetës mesazhin universal që kjo festë përçon: “Dashurinë e pafund për Nënat, që na rritin me dije, dashuri e jetë!”

Spektakli që ata dhuruan solli emocione të veçanta dhe lotë gëzimi në sytë e nënave që i ndiqnin me aq krenari dhe dashuri. Ky ishte edhe shpërblimi më i mirë për t’i falenderuar për punën e palodhur, kujdesin e përkushtimin që tregojnë çdo ditë ndaj  fëmijëve të tyre.

Gëzuar festën nënë dhe grua shqiptare, kudo që të jesh!  

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *