Një ditë me biçikleta për nxënësit e kolegjit për të mbështetur nismën e bashkisë “Tirana pa makina”.

Ky ishte aktiviteti që u zhvillua me nxënësit e klasave të shtata në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Në koshat e biçikletave nxënësit kishin vendosur shprehje për këdo që do t’i vinte re:

“Mbani pastër qytetin” “Stop obezitetit” ishin disa prej tyre.
Ky aktivitet synon të promovojë tek nxënësit përdorimin e biçikletave. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të jemi më të shëndetshëm dhe në formë por ndihmojmë qytetin tonë në reduktimin e përdorimit të makinave.
Gjithashtu një synim tjetër është promovimi i këtij sporti kaq social që u jep një alternativë tjetër fëmijëve kundrejt lundrimit në internet apo orëve të gjata para televizorit.

[mls_gallery id=”2921″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *