Nxënësit e klasave të para të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe ajo ndihmëse kanë vizituar bibliotekën e shkollës gjatë orarit të orës së leximit. Kjo shkëputje e shkurtër nga përditshmëria mësimore i njohu ata me një ambient të shkollës  që akoma nuk e njihnin, por që e pëlqyen sapo e gjetën veten brenda tij.

Aty ata morën  libra me kopertina tërheqëse dhe shfletuan faqet e tyre plot kuriozitet. Çdo gjë ishte e re për ta, që nga raftet e larta e deri tek renditja e librave  sipas llojeve dhe moshës. Ishte një eksperiencë që u zgjoi menjëherë interesin dhe dëshirën për të lexuar.

Biblioteka e shkollës u ofron nxënësve të saj libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, në shqip, anglisht dhe turqisht.

Përgatiti:Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *