“Një vizitë në Francë” ishte tema e aktivitetit të organizuar në vazhdim të aktiviteteve të Javës së Anglishtes nga nxënësit e klasës së 2B. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit mikpritën në ambientet e klasës së tyre, e cila ishte shndërruar në një Francë të vogël, përfaqësuesin e Ambasadës Franceze në Tiranë Z. Paul Souligoux, Atashe i bashkëpunimit për gjuhën frënge.

Duke filluar që nga veshjet tradicionale, kërcimet dhe muzika, nxënësit shpalosën talentin dhe i treguan mikpritjen më të ngrohtë miqve. Ata “sollën” Francën nëpërmjet veprave të artit francez si Kulla Eiffel, Muzeu i Luvrit, Katedralja e Notre Damit, Bazilika “Sacre Coeur”, Harku i Triumfit, etj, vepra të cilat i kishin punuar me vizatime dhe projekte 3D. Fëmijët kishin sjellë dhe ushqimet tradicionale franceze si; kruasanti me gjalpë dhe makaronsat.

Si përshëndetje fëmijët interpretuan fragmente nga fjalimi i Napoleon Bonapartit, si dhe kënduan këngë në gjuhën frënge dhe kërcyen vallen tradicionale bretaneze. Përfaqësuesi i ambasadës i përgëzoi fëmijët për përgatitjen dhe njohuritë e shumta që kishin rreth Francës.

Falenderojmë nxënësit e klasës së 2B për punën e tyre të palodhur dhe Ambasadën Franceze për këtë vizitë në shkollën tonë!