Përfundoi Gjysmëfinalja e Interpretimit

Përfundoi Gjysmëfinalja e Interpretimit

Më 21 tetor u mbyll me sukses faza gjysmëfinale e Konkursit të Interpretimit, ku nxënësit konkurruan me bashkëmoshatarët e tyre brenda të njëjtit paralel. Përpara jurisë dhe konkurrentëve të tjerë nxënësit interpretuan pjesë të cilat i kishin zgjedhur vetë, ku kryesisht ranë në sy poezitë dhe më të pakta ishin pjesët në prozë. Tematika më e spikatur në pjesët e zgjedhura nga nxënësit ishte pa dyshim atdhedashuria, e cila është kurora e Muajit të Artit dhe Letërsisë. Në fund të çdo konkurrimi sipas paraleleve, juria e përbërë nga mësues të gjuhës e letërsisë shqipe, zgjodhi gjashtë nxënësit më të talentuar në interpretim, të cilët u kualifikuan për në fazën finale brenda shkollës. Kjo finale do të zhvillohet në dy kategori dhe, përkatësisht, do të jetë në datën 15 nëntor për kategorinë e parë (klasat 4,5,6) dhe në 8 nëntor për kategorinë e dytë (klasat 7,8,9).

Falenderojmë të gjithë konkurrentët dhe u urojmë suksese fituesve të kësaj faze!

Përgatiti nxënësja: Vivien Shkodra 7H

Udhëhoqi mësuesja: Erjona Saqe