“Shkolla Verore 2016” përfundoi sot me një koncert të organizuar nga mësuesit dhe nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet dyjavor. Këto ditë të nxehta vere u kaluan në mënyrën më të bukur si brenda ambienteve të shkollës, me mësime argëtuese në gjuhën angleze nga mësues amerikanë, kërcime aerobie, këngë ritmike, punime artistike, lojëra në fushat e mbyllura të shkollës, ashtu edhe me ekskursione në natyrë, vizita në qendra historike, shëtitje me kuaj apo larje në pishina. Çdo ditë e kësaj shkolle ofroi për nxënësit surpriza dhe aktivitete të panumërta, duke lënë te ata kujtime të bukura dhe të paharrueshme. Fundi i këtij aktiviteti kaq të larmishëm nuk mund të ishte ndryshe vetëm se një mbyllje plot hare e entuziazëm në sallën e madhe të koncerteve, e cila mori jetë me lojërat e organizuara në skenë, këngët, kërcimet dhe të qeshurat e fëmijëve. Në këtë shfaqje ku ishin të ftuar edhe prindërit, secili nxënës përveçse shfaqi talentin e tij në një fushë të caktuar, mori edhe një certifikatë për pjesëmarrjen në këtë shkollë verore.

I urojmë verë të mbarë në vazhdim fëmijëve pjesëmarrës në shkollën verore, të gjithë nxënësve të shkollës sonë si dhe gjithë fëmijëve shqiptarë anembanë vendit!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *