Pas shumë emocioneve, garave dhe konkurseve të zhvilluara enkas për këtë aktivitet, mund të themi me siguri të plotë se Java e Anglishtes u mbyll më së miri dhe shënoi një tjetër sukses për këtë vit shkollor. Juria e përbërë nga mësues të gjuhës angleze vëzhgoi zbukurimin e klasave dhe dëgjoi me kujdes interpretimet e vjershave, këngët e përzgjedhura, të cilat shpesh ishin të shoqëruara edhe me kërcime, si dhe prezantimet e nxënësve për shtetin e tyre të preferuar në këndin e kulturës (Culture Corner). Anëtarët e jurisë, gjithashtu, ndoqën me vëmendje konkurset e fjalorit, debatet e zhvilluara mes nxënësve të klasave të nënta, dramat e interpretuara nga nxënësit e klasave 6-9 dhe, në fund, vlerësuan me pikë secilin prezantim. Koncerti përmbyllës i Javës së Anglishtes, që u mbajt në Sallën e madhe të Qendrës së Kulturës, shërbeu edhe si ceremoni e ndarjes së certifikatave për nxënësit dhe klasat fituese.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *