Në datat 3 dhe 4 nëntor, nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta organizuan një piknik në Pezë. Edhe pse moti ishte me vranësira, natyra ofroi pamje të bukura dhe plot mundësi argëtimi. Në fytyrat e nxënësve mund të dalloje lumturi, hare dhe emocion teksa shijonin ngjyrat e larmishme që të ofron vjeshta. Në fushë fëmijët luajtën lojëra të ndryshme me top, bënë gara vrapimi, ndeshje ndërmjet klasave, luajtën me litar, mblodhën gjethe për herbarium, etj. Në fund, nxënësit grumbulluan letrat e hedhura shkujdesur gjatë piknikut, duke e lënë fushën edhe më të pastër sesa e gjetën në mëngjes.

Përgatiti mxënësja: Engjëllushe Basha 7D

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *