Ditët që kaluan  sollën  aktivitete të larmishme për fëmijët e kopshtit  “Zϋbeyde Hanım”. Destinacioni i radhës për tetë grupet e parashkollorit ishin Kodrat e Liqenit. Kjo shëtitje ishte organizuar me synimin e një vëzhgimi nga afër të ndryshimeve që sjell stina e vjeshtës në natyrë. Moti i ngrohtë e me diell, bëri që këta vogëlushë të shijonin për disa orë natyrën plot pemë  të kësaj zone të Tiranës.

Lojërave zbavitëse që bënin fëmijët, iu bashkuan edhe edukatoret, të cilat herë pas here u mësonin atyre rregullat e ndonje loje të re për ta.

Nga entuziazmi që e shprehin me aq çiltërsi, nuk është e vështirë të kuptosh se vogëlushët i duan pafund daljet në ajër të pastër, lulet dhe sidomos argëtimin e bisedat që ndajnë me bashkëmoshatarët.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *