PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi.
Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha: Gjuhë shqipe, Gjuhë e huaj dhe Matematikë

Përmes kësaj faqeje synojmë t’u japim nxënësve dhe prindërve një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të. Kur nxënësit e dinë se çfarë duhet të bëjnë në një test të caktuar, ata përgatiten edhe më mirë në një situatë më praktike, ku përfshihen të gjitha hapat që ka një test i tillë i standardizuar.

Informacioni dhe materialet e paraqitura në këtë faqe janë marrë nga QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE.

PROGRAMET ORIENTUES PËR PROVIMIN KOMBËTAR TË ARSIMIT BAZË (PKAB) 2020-2021

 

Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë, testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar dhe niveli i njohurive i përket nivelit gjuhësor A2, sipas dokumentit Evropian “Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për Gjuhët”.

Programi orientues

Ky material përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit.

Materiali Shpjegues

Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën e gjuhës shqipe (klasat 6-9) dhe përfshin konceptet, njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme që duhet të zotërojnë nxënësit.

Programi orientues

Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndës së matematikës së arsimit bazë duke mbajtur parasysh formimin e njohurive dhe rezultateve të të nxënit nëpërmjet modelimeve, arsyetimeve dhe zgjidhjes problemore në situata të thjeshta për nivelin bazë si dhe modelimeve, arsyetimeve, zgjidhjes problemore dhe interpretimeve në situata më komplekse për nivelin më të lartë.

Programi orientues