Aplikimet e n...

  • Turgut Ozal Social Media

Aplikimet e nxënësve

Rregullat e pranimit dhe regjistrimit pranë shkollës “Turgut Özal”

Rregullat e pranimit dhe regjistrimit pranë shkollës “Turgut Özal”

 

Aplikantët drejtohen tek zyra e Marrëdhënieve me Publikun ku marrin një informacion të detajuar mbi arsimimin, metodat e reja që aplikohen, ambientet komode dhe çdo gjë tjetër që ofron shkolla për një arsimim sa më bashkëkohor dhe efikas. Më pas, fëmija i nënshtrohet një testi i cili zhvillohet me anë të kompjuterit.

 

Testi i pranimit për klasat e para përfshin njohuritë e përgjithshme bazë që duhet të kenë fëmijët e kësaj moshe; për klasat e 2-ta maten njohuritë në dy lëndë: matematikë dhe gjuhë shqipe; ndërsa për klasat e 3-ta deri në të 9-ta maten njohuritë në tre lëndë: matematikë, gjuhë shqipe dhe anglisht. Të gjithë aplikantët, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, pasi hyjnë në testin e pranimit, i cili është i detyrueshëm, duhet të arrijnë pikët e nevojshme të përcaktuara më parë nga drejtoria e shkollës për të vazhduar arsimimin tek ne.

 

Pas mbarimit të provimit, faza e dytë është kalimi pranë komisionit përkatës. Ky komision bën vlerësimin e rezultatit të provimit dhe është transparent. Aplikanti zhvillon një intervistë me komisionin, i cili më pas merr vendimin për pranimin ose jo të nxënësit, duke u bazuar tek pikët që ai ka marrë në test.

 

Faza e tretë mbas pranimit është regjistrimi në shkollë dhe firmosja e një kontrate me kusht. Kjo kontratë është e lidhur me performancën në rritje që duhet të tregojë nxënësi gjatë vitit shkollor dhe tregimin e një sjellieje në përputhje me rregullat e sjellies dhe disiplinës.

Dokumentacioni që nevojitet pasi është marrë një përgjigje pozitive nga komisioni është si më poshtë vijon:

 

Shkolla fillore:
  1. Çertifikatë Personale
  2. Fotografi (2 copë)
  3. Kartela e Vaksinave
  4. Dëftesa

 

Play Our Song