Në prag të konkursit global “Owlypia” disa nga nxënësit e klasave të nënta, pjesëmarrës vitin e kaluar në konkursin internacional “Intellectualls’ challenge”,  zhvilluan seminare në të gjitha klasat e paralelet e shkollës për të njohur shokët me këtë sfidë njohurish. Ata ndanë eksperiencat e tyre duke dhënë këshillat dhe informacionet e nevojshme për bashkëmoshatarët e tyre.

Konkursi Owlypia do të zhvillohet në datën 24 nëntor në ambientet e shkollës “Turgut Özal”. Të gjithë nxënësit kanë mundësinë për të marrë pjesë dhe për të fituar një certifikatë prestigjoze, e cila njihet në mbarë botën. Provimi do të përfshijë pesë fusha të ndryshme: art, shkenca shoqërore, teknologji, ekonomi dhe letërsi. Secili pjesëmarrës do të këtë lirinë e zgjedhjes së një teme të parapëlqyer. Pyetjet do të jenë me alternativa dhe nga to, 80% do të jenë rreth lëndës së zgjedhur, kurse 20% do të jenë gjithëpërfshirëse.

Ky konkurs është një eksperiencë e veçantë, pasi i jep pavarësi nxënësit në të mësuar, duke filluar që nga filmat, videot apo artikujt e ndryshëm. Mënyrat janë nga më të ndryshmet për të marrë sa më shumë njohuri në fushën që gjithsecili ka pasion apo ka zgjedhur të konkurrojë.

Për më shumë informacion shkoni tek faqja: https://www.intellectualschallenge.org/

U urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Punoi: Rei Korkuti

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *