Profesoresha e nderuar Luljeta Bozo në një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit “Turgut Özal”

Profesoresha e nderuar Luljeta Bozo në një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit “Turgut Özal”

Profesoresha e nderuar Luljeta Bozo vizitoi nga afër institucionin tonë dhe, pasi shprehu admirimin e saj për strukturën e shkollës, zhvilloi një bashkëbisedim të vlefshëm me stafin pedagogjik dhe nxënësit tanë.

Në bashkëbisedimin e saj me stafin e me nxënësit, ajo u shpreh se u ndje e surprizuar nga kjo pritje kaq e ngrohtë dhe entuziaste dhe më pas, me një gjuhë të thjeshtë, të kujdesshme e të kuptueshme, trajtoi disa nga çështjet më të rëndësishme, të cilat janë kaq të prekshme sidomos në këto ditë. 

Ky takim u zhvillua në vijueshmërinë e aktiviteteve informuese që bëhen në shkollën tonë dhe u dëgjua me shumë vëmendje e interes nga nxënësit e ftuar në këtë takim.

Përgatiti: Imelda Prençe