Programi festiv i klasave 4-6 përmbylli në mënyrën më të bukur të mundshme, të gjitha veprimtaritë e organizuara nga shkolla jonë në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Vargjet kushtuar atdheut, heronjve, gjuhës sonë të bukur shqipe, lashtësisë në trojet tona, si dhe thëniet e personaliteteve botërore për Shqipërinë dhe shqiptarët, zgjuan te të pranishmit ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe të atdhedashurisë. Kërcimet plot ritëm, këngët, videot me pamje nga të gjitha trevat shqiptare përcollën emocione te publiku, i cili e shoqëroi çdo interpretim me ovacione dhe duartrokitje. Gjatë koncertit, përveç ngjyrave kuq e zi, skena u vesh me larmishmërinë e kostumeve tona popullore që nga xhubleta e deri te fustanella, si dhe u mbush me tingujt e çiftelisë, ritmet e daulles apo me magjinë e isos labe. Koncertin tonë e nderoi me pjesëmarrjen e saj zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj dhe Zëvëndës Ministër i Kulturës z. Zef Çuni.

 

[mls_gallery id=”3113″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *