Ndikimi i lojërave në kompjuter tek fëmijët do ditë vjen në familjen tuaj një vizitor, dhe i mëson fëmijës suaj të paktën për 1 orë, mënyra të ndryshme luftimi dhe zënieje. Fëmija juaj argëtohet pa masë dhe është i magjepsur pas tij. Aktivitetet më të rëndësishme në jetën e tij janë ato ku bën pjesë edhe ai. Mësimi që jep vizitori ka të bëjë vetëm me luftën dhe grindjen. Nëse vret shpejt, e përgëzon fëmijën tuaj dhe e shpërblen me pikë.
Si do të ishte reagimi juaj para një kërcënimi të tillë? Me siguri që rrugëdalja e parë që ju vjen ndër mend menjëherë është se si të mbroni fëmijën tuaj të dashur. Duke lënë mënjanë mbrojtjen, dijeni se këta vizitorë hyjnë në shtëpi me kontributin tuaj. Me paratë që paguani ju, punojnë ata Duke përdorur kompjuterat fëmijët po kthehen në luftëtarë gjakftohtë. Nëna dhe baballarë të nderuar, në një kërkim të bërë nga ana jonë konstatuam se 60% e djemve luajnë lojra me grindje dhe luftë, kurse vajzat preferojnë më tepër lojërat larg dhunës.
Një ndër gjërat e pashmangshme të jetës moderne është padyshim kompjuteri. Megjithë dobinë e madhe dhe lehtësimin që mundëson në kryerjen e punëve tashmë kompjuteri përdoret po aq edhe si mjet argëtimi. Ekspertët po paralajmërojnë familjet në mënyrë të pareshtur mbi dëmin që sjellin këto lojëra duke i bërë fëmijët më agresivë dhe të pasjellshëm. Mbështetur te studimet mbi lojërat kompjuterike është bërë një klasifikim i tillë:

1. Lojërat që zhvillojnë reflekset e bazuara mbi lëvizje të shpejta (si të sulmojnë anijet hapësinore, garat me makina, futboll etj.) Këto janë gjithashtu edhe lojërat më të pëlqyera nga të vegjëlit.
2. Janë lojërat e tipit aventurë. Në këto lojëra, ashtu si një udhëtar, lojtari niset për rrugë me qëllimin për të mbërritur në një destinacion të caktuar ose si dedektiv që mundohet të zgjidhë një problem të dhënë. Këto krijojnë një avantazh më të madh nga të parat në drejtim të zhvillimit mendor apo të mësimit të gjuhëve të huaja.
3. Ka lojëra të përgatitura me qëllim edukimi. Fëmijët, duke luajtur pa qënë të ndëgjegjshëm, mësojnë shumë tema të caktuara. Gjejnë shpejtësinë (distancën etj.) e shigjetës për të vajtur në destinacionin e saktë. P.sh loja e famshme “Burri i varur” ndihmon në zgjerimin e fjalorit ose “Scrable”, që është një lojë me fjalë, ka ndihmuar shumë në mësimin e fjalëve të reja apo përdorimin e fjalëve që zotëron në një gjuhë të caktuar.
4. Dhe së fundi, lojërat me përmbajtje dhune. Këto lojëra ndikojnë në botën shpirtërore të fëmijëve. Sipas kërkimeve të bëra, delqë vajzat preferojnë lojërat larg dhunës. Ato preferojnë lojërat e tipit aventurë ose të bazuara mbi lëvizje (tip “Barbie”). Barbie në ditët tona nuk është modeli më i mirë për vajzat, pasi i shtyn këto të fundit të jenë më të papërgjegjshme dhe idealiste. Fakti që Barbie në familje nuk ka as motër as vëlla të bën të dyshosh. Nuk dihet shkollimi i saj. Nuk është ndihmëse, jeton në mënyrë vetjake dhe është egoiste. Fëmijët tanë e marrin si model Barbie-n nga lojërat që luajnë ndaj ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos iu mundësojmë fëmijëve modele të tilla. Në studimet e bëra mbi djemtë del që pëlqejnë më tepër lojra me luftë, me makina, futboll etj. kurse lojërat që luajnë më tepër janë Counter Strike, pra lojëra me luftë. Nëse kujdesemi për zgjedhjen e këtyre lojrave po kujdesemi për fëmijët tanë.

Këshilla për familjen:
1. Nëna dhe baballarë duhet të zgjedhim lojën bashkë me fëmijën. Ta ndjekim lojën dhe të diskutojmë bashkë. Nuk duhet të lejojmë lojëra të dëmshme.
2. Kemi parë që fëmijët tanë rrinë një ose dy orë të paktën para komjuterit. Duhet të kujdesemi që fëmijët tanë të mos kalojnë më tepër se 1 orë me lojëra.
3. Duhet të flasim me fëmijët, ku tu tregojmë se ç’do të ndodhte me heronjtë e lojërave të tyre nëse do të ishin në jetën reale, si për shembull, çfarë ndodh nëse njeriu nget makinën me shumë shpejtësi. Pra, të flasim mbi anët negative të heronjve të lojës.
4. 40% e fëmijëve lënë mënjanë mësimet për lojërat në kompjuter. Ne duhet të ndërhyjmë në planifikimin e kohës së fëmijëve për lojërat duke i dhënë më shumë përparësi studimit dhe mësimeve.
5. Duhet të bëjmë kujdes në drejtim të lojërave që kanë përmbajtje dhune. Duhet të këshillojmë fëmijët mbi këto lojra.(Counter strike, Suat, etj).
6. Specialistët kanë vënë re se shkrimeve paralajmëruese apo udhëzimeve mbi lojërat nuk u kushtohet vëmendje fare nga prindërit gjatë kohës që ata ua blejnë këto lojëra. Si prindër duhet t`i blejmë këto lojëra duke i kontrolluar më parë. Duhet të kemi kujdes nga lojërat e tipit “Sims”. Të jemi të vetëdijshëm mbi ndikimet negative që sjellin këto lojëra me strategji, të kemi kujdes grupmoshën të cilës i përkasin ato.
7. Të preferojmë lojrat edukative.
8. Nuk duhet të lejojmë fëmijët tanë të luajnë në ambjente si internet kafe, etj.
Referenca:
http://www.ntvmsnbc.com
http://www.geocities.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *