Projekti “Qyteti im” nga klasa e 3F

Projekti “Qyteti im” nga klasa e 3F

Klasa e 3F ka zhvilluar në lëndën e edukatës shoqërore një projekt me temë “Qyteti im”. Çdo nxënës ka bërë një projekt 3D të një qyteti model sipas fantazisë së tij. Projektet e krijuara ishin të gjitha të veçanta, kryesisht me shumë parqe me gjelbërim dhe me elemente nga imagjinata e fëmijëve, si: autobusë të formave e ngjyrave të ndryshme, rrugë të rrethuara me pemë, pallate të pikturuara dhe qendra qyteti të mbushura me lodra e shatërvanë.

Ky projekt ka ndikuar jo vetëm në këndvështrimet e nxënësve se si duhet të jetë një qytet multifunksional, po edhe që ata të kuptojnë sa rëndësi ka që qytetet të pajisen me zona të gjelbëruara. Gjithashtu ky projekt ndihmon edhe nxënësit e apasionuar pas arkitekturës dhe inxhinierisë të shprehin më lirshëm idetë e tyre si dhe të orientohen në projekte përmes fantazisë e dëshirave.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe